Dua te digjem
permbi llokocitjen e ndenjur
te ujrave te cmendur nen driten
e Henes.
~
Ku ta mbys nje te qeshur?
~
Pluhur tullash lekuren
ma rrenqeth,
e nga goja balte e mpiksur
me rrjedh
mbi nje “oh” te gjate
qe ngushellim s`kerkon.
~
Ecris moi!
Dua te digjem
permbi llokocitjen e ndenjur
te ujrave te cmendur nen driten
e Henes.
~
Ku ta mbys nje te qeshur?
~
Pluhur tullash lekuren
ma rrenqeth,
e nga goja balte e mpiksur
me rrjedh
mbi nje “oh” te gjate
qe ngushellim s`kerkon.
~
Ecris moi!
Llangosur britmash plaka,
heshtja therrmohet nga presa
tingujsh
violinceli te enderrt.
~
Braktisa gjithcka.
~
Therrmijat e heshtjes u bene kalldrem
i dikurshem,
ku, te perthyera, ca plaka
qajne
mbi cdo gur-therrmije,
qajne
mbi violincelin e ngrire,
qajne
me tinguj huajtur prej tij.
~
Me pala ngushelluese,
Hena ngjyre perdeje
mbi teater derdhet.
Ne qofte se te rastis ndonjehere (fatmiresisht apo fatkeqesisht, qellon qe s`e kupton edhe kurre), te kesh kohen, meshiren ose mizorine te veshtrosh dicka teper imtesisht, dicka cfaredo rreth teje, nje neon ndane rruges se shkrete, veshjen e nje vajze te deshirueshme ose jo, menyren sesi shikohen mes tyre njerezit ne vanitet, deshperim ose madheshti; menyren e percipte sesi shkelqen metali i lyer i kioskes ku te qellon te ulesh ndonjehere per te pire nje kafe apo birre dhe lexuar gazeten; te veshtrosh vete kafene apo birren ne heshtjen e tyre te lengezuar - ne te gjitha keto, ose gjera te tjera me me shume shkelqim, pasterti e harmoni, papritur, pezmatueshem apo fare bosh, ti zbulon ose degjon nje klithme qe te gjitha keto gjera e abortojne, sipas menyres se tyre, tepershurdher.
Dicka behet fir, humbet, rrjedh fatalisht nga forma, qendrimi apo luhatja e gezueshme, e pikelluar ose indiferente qe mund te kene gjerat nen veshtrimin (shpirtin) tend te ngurtesuar.
”Build me a woman,” psheretin vdekshem me ne fund humbesi, majmur me fitoret e tij.
…dhe fjalet e humbesit shnderrohen ne gure te papritur qe te penguan ecjen kur s`e kishe mendjen.