Mund te koloviteshe pafundesisht nen ate te qeshur gerryese

pa mundur dot te beje gje.

~

Duart e saj ishin te ashpra, te nxehta.

Te paperballueshme, sepse epshore.

~

Nderkaq, i qete,

si shikimi i nje hipopotami te therur tashme,

shiu qullte kendet e majisura te kohes, dhe ty,

mund te te dukej me se e natyrshme qe ndodheshe ne duart e parakohshme

te vdekjes.

~

Megjithate, largesisht e dhimbshme,

pafundesisht e dikurshme,

mund te te rrezellinte, ndoshta ne mendje,

kufoma shndritese e nje casti jete.

Dhe kembet e tua do fillonin te mendonin

e ti do thoje me vete

c`ta beje gjithe ate trup.