C’m’u faneps ne kujtese

Tirana e mbushur cip me cip me diell

me pluhurin e rrugicave,-

musht i dehjes verore-

me hijet e perthyera

pitagorike

te mureve,

te qosheve

te frrujtura nga ferkimi

i ktheses dhe nga elipsi

i papritshmerise!

~

(Me pllakat e kalldremin e kthesave

perkthyer ne stoicizem m’u kujtua

te flas).

~

C’m’u kujtua nje dite

krejt, krejt e gjate,

pa nete e muaj-vite permes,

kur me bicikleten 28-she me trekendesh te tim eti,

si me lavjeresin e te pervarurit,

vijezoja me perkujdesje prej supersticiozi

metrat

e sekondave per tek ti,

tek apartamenti yt i suvatuar

me butafori te kremte

braktisjeje, si shpallje

armepushimi prej engjellzimit,

mu midis katit te katert dhe atij

Te dyte.

~

C’m’u sterpik ne mendje,

ne koagulime te shumefishta

pickimi,

imazhi yt ne dritare,

ne dritaren shtatzene te frymemarrjes

te asaj dite te gjate,

kur me parakrahet e kryqezuar nen gjinj,

zgjasje mrekulline e trete,

koken, apogjeun e zhgjendrres sime,

per te pare kush ishte ai i cmendur

qe hidhte guricka

ne kanatet e hapura

te veres.

~

Mbeta anonim,

anonim pas hijektheses,

i paperkthyer ne deklarate,

e i pashpallur ne oborrin

e diellte

ku derdheshin shikimi dhe floket e tu,

si purteka pikepyetese ujvare

qe token ndalnin mu ne asht.

~

C’m’u lebyr sot kujtesa

nga vete ideja jote,

si kusht atmosferik.

Per te fundmen here u kujtova

te te harroj,

vec ne te gjetshin tek une postmortem printuar,

si mjet interpretimi

apo perkthimi,

a ca me thjeshte, shkencerisht,

nje fosil.