E para ishte fjala. Parafjala.
Ata ishin tre vete. Bardhesia e rrobave te tyre vezullonte percudshem nen ate qiell te shtremberuar nga rete e hirta plot shi. Ne mes te tyre ishte nje qenie, e cila (ndersa afrohesha, e pashe me kujdes) m`u duk si njeri. Te tre bardhetaret ishin perkulur mbi te, nderkohe qe ai qendronte ndenjur, si mbi nje karrige te padukshme. Toka kerciti mbyturazi nen hapat e mi te fundit, si renkimi i pashprese i atij qe kerkon ndihme nen germadha. Tamam ne ate cast, njeriu ne mes leshoi nje britme ngjethese. Tre bardhetaret e mbajten fort. Vetem atehere vura re se trupi i qenies-njeri ishte i mbuluar nga nje shtrese e cuditshme, si koral i lashte ngjyre mavi` te erret. Zgjata koken te shihja me mire. Nga vendi ku ishte shkulur ajo cope si koral, me nje ngjyrim qe vazhdimisht shuhej brenda vetes, dukej lekura e njeriut te cuditshem.
Ai qe mbante ne dore copen e porsashkulur drejtoi trupin (c`trup te gjate qe kishte!) dhe me veshtroi ftohte ne bebe te syrit. “C`ka bere ky njeri,” e pyeta qetesisht. Ftohtesia qe me pare i akullonte vetem veshtrimin, tani m`u duk se iu perhap ne te gjithe muskujt e tendosur te fytyres, duke bere qe ajo fytyre te percillte saktesisht e po aq percudshem, pershtypjen e nje ngrirjeje polare. Tamam ne castin kur i humba shpresat per ndonje fjale njerezore nga ai akull i fytyrosur, buzet e tij levizen ngadale. “As-gje,” tha ai duke i ndare rrokjet, dhe perkuli trupin si te tjeret mbi njeriun e mbuluar nga koraca e tejhabitshme. Te tre rifilluan me nje zell kirurgjikal te shkulin copat e saj. Per cudi, ato shkuleshin aq lehte dhe natyrshem saqe, po te mos shihja mundimin e bardhetareve per te ngerthyer njeriun pas cdo shkuljeje, nuk do t`i besoja ato britma ngjethese te ketij te fundit.
“Por c`jane keto qe shkulni,” i pyeta kur britmat e njeriut u shuan njera pas tjetres. Ai me i gjati me pa nje grime dhe uli koken serish. “Parafjale,” tha pastaj. “Si,” pyeta, ndersa ndjeva se dicka u fik brenda meje. “Parafjale,” perseriti si me egersi nje tjeter bardhetar. Une u mpiva krejt. Kur, papritur, vura re se ne floket dhe mjekrrat e tre bardhetareve kishte filluar te mbinte po ajo shtrese si koral i vjeter, ngjyre mavi` e erret. “Zoterinj,” thashe me ze te mekur. Ata nuk i ngriten kokat. “Zoterinj, edhe juve po ju dalin parafjale,” thashe me po ate mekje ne ze. “Cfare?” “Si?” “Si?” Trupat e tyre u zgjaten kercenueshem drejt meje. Filluan te me dilnin (hm, parafjale?) djerse te ftohta. Papritur, ne fytyrat e tyre te ngrysura, ku shtresa tani u ishte bere si krife luani, pashe nje nenqeshje ironike. Ajo shume shpejt u shnderrua ne nje te qeshur me ze te larte dhe, sa me frikshem me kumbonte ne veshe e qeshura, aq me shume u rritej shtresa e erret si koral, midis te ciles, krejt lakuriqe, e zbehte si pergamene shekullore qe s`ndjell vecse harrim, u faneps nje cast dhe u zhduk serish, figura e kobshme e njeriut te vdekur.