E para ishte fjala. Parafjala.
Ata ishin tre vete. Bardhesia e rrobave te tyre vezullonte percudshem nen ate qiell te shtremberuar nga rete e hirta plot shi. Ne mes te tyre ishte nje qenie, e cila (ndersa afrohesha, e pashe me kujdes) m`u duk si njeri. Te tre bardhetaret ishin perkulur mbi te, nderkohe qe ai qendronte ndenjur, si mbi nje karrige te padukshme. Toka kerciti mbyturazi nen hapat e mi te fundit, si renkimi i pashprese i atij qe kerkon ndihme nen germadha. Tamam ne ate cast, njeriu ne mes leshoi nje britme ngjethese. Tre bardhetaret e mbajten fort. Vetem atehere vura re se trupi i qenies-njeri ishte i mbuluar nga nje shtrese e cuditshme, si koral i lashte ngjyre mavi` te erret. Zgjata koken te shihja me mire. Nga vendi ku ishte shkulur ajo cope si koral, me nje ngjyrim qe vazhdimisht shuhej brenda vetes, dukej lekura e njeriut te cuditshem.
Ai qe mbante ne dore copen e porsashkulur drejtoi trupin (c`trup te gjate qe kishte!) dhe me veshtroi ftohte ne bebe te syrit. “C`ka bere ky njeri,” e pyeta qetesisht. Ftohtesia qe me pare i akullonte vetem veshtrimin, tani m`u duk se iu perhap ne te gjithe muskujt e tendosur te fytyres, duke bere qe ajo fytyre te percillte saktesisht e po aq percudshem, pershtypjen e nje ngrirjeje polare. Tamam ne castin kur i humba shpresat per ndonje fjale njerezore nga ai akull i fytyrosur, buzet e tij levizen ngadale. “As-gje,” tha ai duke i ndare rrokjet, dhe perkuli trupin si te tjeret mbi njeriun e mbuluar nga koraca e tejhabitshme. Te tre rifilluan me nje zell kirurgjikal te shkulin copat e saj. Per cudi, ato shkuleshin aq lehte dhe natyrshem saqe, po te mos shihja mundimin e bardhetareve per te ngerthyer njeriun pas cdo shkuljeje, nuk do t`i besoja ato britma ngjethese te ketij te fundit.
“Por c`jane keto qe shkulni,” i pyeta kur britmat e njeriut u shuan njera pas tjetres. Ai me i gjati me pa nje grime dhe uli koken serish. “Parafjale,” tha pastaj. “Si,” pyeta, ndersa ndjeva se dicka u fik brenda meje. “Parafjale,” perseriti si me egersi nje tjeter bardhetar. Une u mpiva krejt. Kur, papritur, vura re se ne floket dhe mjekrrat e tre bardhetareve kishte filluar te mbinte po ajo shtrese si koral i vjeter, ngjyre mavi` e erret. “Zoterinj,” thashe me ze te mekur. Ata nuk i ngriten kokat. “Zoterinj, edhe juve po ju dalin parafjale,” thashe me po ate mekje ne ze. “Cfare?” “Si?” “Si?” Trupat e tyre u zgjaten kercenueshem drejt meje. Filluan te me dilnin (hm, parafjale?) djerse te ftohta. Papritur, ne fytyrat e tyre te ngrysura, ku shtresa tani u ishte bere si krife luani, pashe nje nenqeshje ironike. Ajo shume shpejt u shnderrua ne nje te qeshur me ze te larte dhe, sa me frikshem me kumbonte ne veshe e qeshura, aq me shume u rritej shtresa e erret si koral, midis te ciles, krejt lakuriqe, e zbehte si pergamene shekullore qe s`ndjell vecse harrim, u faneps nje cast dhe u zhduk serish, figura e kobshme e njeriut te vdekur.
6 Prill 2008 më 3:23 am
E para ishte folja, Parafolja?.
Ja se si do të tingullonte titulli i shkrimit tuaj në qoftëse do t’i qëndronim disi besnik Biblës:
Au début était le Verbe, et le Verbe était auprès de Dieu, et le Verbe était Dieu. Il était au commencement près de Dieu.
Dhe me të vërtetë, fjala e parë që shqiptoi Zoti i Plotfuqishëm, krijuesi i Qiellit dhe i Tokës ishte “Unë Jam”. Për një mrekulli të pashpjegueshme, fjala e parë e krijesës së tij njerëzore ishte “Unë Kam”. Ai tjetri që s’pati gjë tha: “Unë Marr” dhe u nis në kërkim të Parafojles-Parafjalë.
Më pëlqeu shkrimi juaj, megjithë notat e tij pesimiste.
6 Prill 2008 më 10:12 am
Miresevjen, Xixa!
Kjo pjese eshte perftim endrre, sigurisht me e ngaterruar se perfundimi i shkruar ketu.
Titulli eshte loje fjalesh, sic merret me mend kollaj, dhe i shkon per shtat idese qe thoni dhe ju me te drejte (pesimizmi rrjedh pikerisht prej kesaj) qe “Ai tjetri që s’pati gjë tha: ‘Unë Marr’ dhe u nis në kërkim të Parafojles-Parafjalë.”
Ideja qe nje specie e re, nje shoqeri, nje konfigurim (tjeter) i njeriut perftohet me ane te “zhvatjes” se pararendesit, ky i fundit si kurban kulturor dhe fizik, me ane te titullit zhvendoset keshtu ne llurben primordiale te konceptimit te krijimit.
(Keto nuk i them aq per te “shpjeguar” pjesen me lart, sesa per te cytur idene se eshte nje teme qe ja vlen te hulumtohet, ku tjeter, ne aktin e krijimit artistik).
8 Prill 2008 më 5:58 am
3 kllapa, 11 thonjeza, 7 fjali me me shume se nje pjese te nenrenditur ne nje shkrim me 33 fjali gjithsej.
dhe mbetem besnike e pershtypjes sime te pare per ngjashmerine kerkuese te stilit tend.
Lost, what can I say?! Me pelqen loja qe ben ti me shqipen, thyerja e rregullave te saj ne proze, ndryshimi i perseritur brenda fjalise. I adhuroj ato kllapat dhe thonjezat fryme-mbajtese (te poshtrat pezull-uese)
Nuk po te merzitem perse ma more pushimin e drekes sot. Mire ma beri shqipja e parafjaleve.
8 Prill 2008 më 1:29 pm
me hutove me statistika, t_red
(sa durim qe paske pas) e m`u mblodhen rend parafjalet mu ne gryke te nenndergjegjes qe me to te ndertoja fjaline e gjegjes, por meqe s`po me del gje e hajrit, vec po te falenderoj.
21 Prill 2008 më 7:22 am
lost, tek “pashalleqet e medha” mos gabofsha, pershkruhet dikush qe e kish masakruar veten ne nje menyre te percudshme; ishte dikush qe donte t ebente nje vjershe.
“Loja me fjalen” eshte brilante. Shkrimi si cilesi nuk e ndjek dot kemba-kembes a koke-me-koke titullin (do ishte nje cudi po ta ndiqte, te kuptohemi).
Pergezime!
PS “e tejhabitshme” sikur nuk shkon.
23 Prill 2008 më 2:27 pm
hmmmm
5 Maj 2008 më 10:58 am
Cim,
kerkoj ndjese per pergjigjen e vone (s`kam qene mire me shendet, plus i zene me shkollen), dhe tani gjithcka eshte shume me mire).
Kjo pjeseza eshte shume eksperimentale, shume e ngucet, dhe shume e vjeter gjithashtu - nuk para ka ndonje pretendim letrar ne vetvete, vec ne sherbefte si “fare kosi” per dicka tjeter me te madhe.
“E tejhabitshme” mendoj se shkon, persa kohe qe dicka e mendojme te jete pertej habise, gjithsesi duke kaluar neper itinerarin e habise per te arritur ne ate gjendje te (para)fundme.
Te pershendes!
Dolores, ehhhh
8 Maj 2008 më 10:05 pm
Mmmm, I like it dear losttext.Nuk mendoj qe eshte shume e ngucet,sic thua ti.Mund ti mungoje dicka ,por gjithsesi nuk eshte aq e varfer sa mendon.Ndoshta kjo ” fare kosi” ne te ardhme te ndihmon vertet te gatuash dicka te madhe:)). Shpresoj te lexoj se shpejti me shume shkrime nga ju.Again I liked it:P
10 Maj 2008 më 9:34 pm
LostT, good to hear you’re doing better, bro! Your absence hasn’t gone unnoticed!
Cimi
PS kom qene edhe une si i terheq; sapo mbarova nje proze pak te gjate (tregim i gjate ose novele e shkurter), por qe nuk po e nxjerr ne blog for the time being.
Kam cu per shtyp nje permbledhje me proza qe quhet Memedhembje. Eshte faqos dhe botuesi me tha qe ka mbi 220 faqe. S’e kam pare ende vete, pasi ka ngel kopertina pa u bere. Kulmakun qe ti e di do e nxjerr pas kesaj.
Kto ishin haberet e akshamit nga nahija ime juglindore.
Te pershendes!
Cimi
19 Maj 2008 më 10:28 am
Llahinge, miresevjen!
Cim, flm per fjalet e mira. Tani se shpejti do jem me i lire, dhe po deshe mund te me cosh c`te duash me e-mail. Gjithashtu, se shpejti do i kushtohem Kulmakut. Uroj te jesh mire me shendet e te gjitha, bro!
22 Korrik 2008 më 11:36 am
subjekti tejet interesant, mesazhi, gjithashtu ndersa stili per tu vleresuar maksimalisht!
pershendetje!
22 Korrik 2008 më 12:58 pm
flm per fjalet e mira dhe kohen e kushtuar, Trop.!