Po punonim në trotuarin e një ndërtese në Water Street. Kishim instaluar tre kate skela alumini, në majë të të cilave ndihmësi im, Piter, po më vështronte me njëfare padurimi si për të thënë, hë, kur po e marrim pushimin e parë. Kafe, cigare… S`i veja faj; ishte aq ditë e pazakontë në bukurinë e saj, sa duhej të ishte shpallur ditë pushimi, paçka se e martë. Të zënë me punë, prej kohësh zhurmat e qytetit ishim mësuar të mos na bënin përshtypje dhe t`i harronim atjepëraty. Bori makinash, zëra njerëzish, zhurma e përplasje gjithfarësh që, në ajrin e tendosur nën diell të asaj dite, bëheshin po aq të tejpashme, si dekor i kthjellët ujor. (more…)